Mërgimtarja thotë se s’do të kthehej kurrë në Kosovë: Nuk ka të ardhme këtu

Një mërgimtare nga Zvicra, e cila sot ka ardhur për pushime në Kosovë, ka folur për kushtet që duhet ti plotësojë Kosova për të rinjtë, shkruan GazetaDemos.

“Duhet me pasë ma shumë fabrika, industri për me punu të rinjët edhe atë shkollë çka e bojnë me pasë ku me investu e me pas një të ardhme”, u shpreh ajo.

Tutje, bashkëatdhetarja tha se nuk do të kthehej kurrë në Kosovë sepse nuk ka të ardhme, derisa theksoi se të rinjtë po shkojnë në diasporë për një të ardhme më të mirë.

“Kisha thonë me bo ma tepër për rininë, se po ikin prej Kosovës, ata po ikin veç për një jetë ma të mirë, edhe nëse kishin bo naj farë fabrike apo diçka ma tepër për ta që mos me ik e me e lonë vendlindjen”, potencoi ajo.

Mes tjerash mërgimtarja tha se çmimet në Kosovë janë shumë të shtrenjta për qytetarët.

Videon e plotë mund ta ndiqni këtu: