




Avokati Tomë Gashi në emisionin “DPT” të t7 ka folur rreth asaj se kujt do t’i verifikohet pasuria, shkruan Express.
Ai tha se verifikimi i pasurisë nuk ka ngjyra politike, derisa nuk e mohoi që pasuria do t’i verifikohet edhe personave që e kanë librezën e Vetëvendosjes.





“Ligji për verifikim të pasurisë së pajustifikueshme dhe konfiskimin e kësaj pasurie nuk ka ngjyra politike për një arsye. Nuk ka këtu dikush i cili e ka librezën e Vetëvendosjes, që nuk do t’i verifikohet pasuria nëse duhet. Por nuk as të partive tjera dhe zyrtarëve tjerë politikë që kanë pasë poste nga viti 2008 deri në ditën e sotme dhe ky ligj do të vazhdojë aplikimin e tyre edhe në mënyrë hipotetike, kur Lëvizja Vetëvendosje një ditë pas 100 vjetëve nuk do të jetë në pushtet”, tha Gashi në “DPT”. /GazetaExpress/