




Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon, i kërkon Bashkimit Evropian liberalizimin e vizave për kosovarët.
Ajo shkruan se kosovarëve duhet t’u jepet menjëherë liberalizimi i vonuar i vizave.
Viola von Cramon, me anë të një postimi në Twitter thotë nëse Bashkimi Evropian dëshiron të jetë ei besueshëm globalisht, duhet të fillojë të afrohet me Ballkanin Perëndimor.





“Nëse BE dëshiron të jetë i besueshëm globalisht duhet të fillojë të ofrojë kryesisht Ballkanin Perëndimor. Për të rikthyer besueshmërinë tonë duhet menjëherë t’u jepet liberalizimi i vonuar i vizave për qytetarët e Kosovës. Koha është tani dhe Këshilli i BE-së duhet ta dorëzojë pa vonesë!”, ka shkruar Von Cramon.