




Letra e presidentit serb Aleksandër Vuçiç e botuar dje në mediat botërore, ku i kërkonte popullit serb të reflektonte mbi marrëdhëniet me shqiptarët dhe premtonte një marrëveshje me Kosovën, u komentua si një kthesë e fortë e politikës serbe.
ShkodraNews publikon të plotë letrën e një serbi dedikuar mikut të tij shqiptar publikisht në facebook. Letra është një impresion i tij pas vizitës në Shkodër dhe bisedës me djalin e tij të vogël për Isa Boletinin e mitin e kalasë së Rozafës.





Marko Konjeviç nga Serbia është njohur me Armer Jukën nga Shkodra gjatë punës së tyre për një kompani gjermane, por dy i ka lidhur një miqësi njerëzore përtej zyrës.
Në facebok-un e tij, Marko ka publikuar dhjetra foto nga Shkodra me flamurin shqiptar dhe mikun e tij, të cilit i ka dedikuar dhe letrën e mëposhtme ku shpreh një këndvështrim të ri për historinë serbo-shqiptare.
Dy tregime të shkurtra rreth shqiptarëve dhe serbëve
Nga Marko Konjeviç





Rasti 1: Kalojmë monumentin në Shkodër dhe djali im Luka më pyet: Babi, cili është ky? Përgjigja: Është Isa Boletini, hero kombëtar për shqiptarët, por në shkollë do të mësoni se ai është një varsës dhe një bvndit. Luka: Pse? Unë: Sepse në histori njerëzit kanë mendime të ndryshme nga perspektivat e tyre dhe shpesh heronjtë bëjnë dhvnë ndaj amriqve të tyre për të arritur qëllimet e tyre. Luka: Pra, a është ai një hero apo një kirmineI?
Po ashtu, i tregoj një histori për politikanin shqiptar Esat Pashë Toptani, i nderuar nga serbët dhe i përçmuar nga shqiptarët.