Aleksandër Vulin, ministër i Punëve të Brendshme të Serbisë, ka thënë se “nga sot të gjithë zyrtarët e shtetit kroat, të gjithë poseduesit e pasaportave zyrtare apo diplomatike do të duhet të shpallin dhe arsyetojnë veçmas vizitën apo kalimin e tyre nëpër Serbi dhe do të vendosen nën një regjim të veçantë kontrolli”.
Kjo si hakmarrje pasi Kroacia ia ka ndaluar Aleksandër Vuçiqit ty hyjë në territorin kroat, në një vizitë të paparalajmëruar.
Vuçiq planifikonte të vizitonte një lokacion ku Serbia pretendon se “gjatë luftës së dytë botërore janë kryer vrasje ndaj serbëve”.
Por s’është lejuar të kalojë, me arsyetim se Vuçiqi dëshiron të shkaktojë kaos.