As në këtë sezon veror nuk mungojnë rastet kur muzika serbe dëgjohet në hotele dhe lokale në bregdetin shqiptar.
Së fundmi, muzikë live serbe ka pasur në një hotel në Shëngjin.
Ndaj kësaj, ka reaguar ashpër Xhevdet Pozhari, përcjell “Bota sot”.
Ai përmes një postimi në Facebook iu dërgoi mesazh shqiptarëve të Shqipërisë “masi s’po na doni neve, kënaquni me miqtë e Edi Ramës nga Serbia”.
Postimi i plotë
Plazhet e Shqipërisë thuajse bosh. Masi s’po na doni neve, kënaquni me miqtë e Edi Ramës nga Serbia.
Veç me ju kallxu që me qato pare që i kemi lanë me shumë dashni verës në Shqipëri dhe i kemi mshel sytë edhe përballë çmimeve e shërbimeve, mujm me e bo kokrrën e qejfit në secilin shtet tjetër turistik.