Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ridvan Tahiri, përmes një postimi në Facebook ka folur rreth mos lejimit të studentëve serbë ta vizitojnë Prekazin.
Ai ka thënë se sot kishte mundur të ndodhte ‘Panda 2’ me këta studentë serbë.
Ridvan Tahiri i njohur me nofkën ‘Riki’ në një postim në Facebook ka shkruar se Prekazi nuk është Gazimestan e as Srebrenicë për vizita serbe.
Ai më tutje pyet se kush kishte mundur të garantonte që të rinjtë serbë nuk do të suImoheshin nga ndonjë shërbim serb në Prekaz dhe pastaj në mediat e tyre shqiptarët të quheshin terrorist.
Në fund Tahiri iu rekomandon studentëve që të hyjnë në Google dhe të hulumtojnë se çfarë ka ndodhur në Kosovë, ku do të shohin fotografi të masakrave që ka bërë shteti i tyre në një popull civil.
Vlen të theksohet se ish-Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari, para pak orësh kishte dalë kundër pengimit që i është bërë disa studentëve ndërkombëtarë për ta vizituar Prekazin.