




Deputeti i LVV-së, Fitim Uka ka reaguar pas lajmit se bashkëshortja e tij, Yllka Syla-Uka, është punësuar pa u përfillur rregullorja e UP-së.
Ai ka thënë se gruaja e tij jep mësim në departamentin e Antropologjisë që nga viti 2018 dhe se nuk ka ndikuar asnjëherë në punësimin e saj, as si professor në UP e as si deputet.
Ai ka thënë se e sfidon këdo që ka fakte se ka ndikuar në punësimin e gruas së tij, t’i publikojë ato dhe nëse del se është ashtu do të dorëhiqet nga pozitat publike.





“Ju them me përgjegjësi të plotë që nëse gjeni vetëm një anëtar të komisionit apo këshillit/menaxhmentit që ka folur me mua për këtë çështje jam në gjendje të dorëhiqem nga secila pozitë publike”, ka shkruar deputeti Ukaj.
Tutje Ukaj i cili është edhe profesor në Fakultetin e Filozofisë, ka kërkuar vetting në sistemin e arsimit dhe në Universitetin e Prishtinës.