




Skender Hyseni: Vendimi i Maqedonisë për propozimin francez ishte vendimtar edhe për Kosovën. Ish-kryenegociatori, Skender Hyseni, ka reaguar pasi Maqedonia e Veriut miratoi propozimin francez për hapjen e negociatave për hyrje në BE.
Përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, Hyseni ka thënë se ky vendim ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut dhe i njëjti duhet mirëpritur. Haxhiu sulmon Haradinajn: T’u dha posti i kryeministrit sepse kërcënove me. Ai ka shtuar se ky është një vendim që do të ndikojë edhe për Kosovën.





Kjo pasi që sipas tij, në një të ardhme të afërt, Kosovës duhet t’i hapen dyert e integrimit.
Ndryshe, Kuvendi i Maqedonisë së Veriut, me 68 vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, miratoi të shtunën një propozim të Francës, për zgjidhjen e një kontesti rreth gjuhës dhe historisë midis Shkupit dhe Sofjes, që i hap rrugë integrimit të mëtejshëm evropian të Maqedonisë së Veriut.
Postimi i plotë i Hysenit:





“Vendimi i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, që miratoi sot propozimin francez për t’i hapur rrugën integrimit evropian është për t’u mirëpritur.
Ky vendim racional i kuvendit ishte vendimtar për Maqedoninë e Veriut, si dhe të gjitha vendet e Ballkanin Perëndimor duke përfshirë edhe Republikën e Kosovës, së cilës, në një të ardhme të afërt duhet t’i hapetn dyerët e integrimit.
Bashkimi Evropian do të jetë i plotë vetëm pasi të ketë në gjirin e saj 6 vendet e Ballkanit Perendimor– shkruan ai.