




Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci, ka publikuar një fotografi me djalin e tij, i cili ka ardhur nga Gjermania aty ku studion.
Geci ka treguar një vicë për profesorin gjerman në fakultetin ku studion djali i tij.
Ai ka thënë se profesori Hanc e ka notuar të birin e tij me notën njësh, por pasi i ka treguar se e ka babë Gani Gecin, profesori gjerman ka ndryshuar mendje dhe e ka notuar me notën dysh.





“Ka ardhur prej Gjermanie djali im Valoni, student i vitit të tretë i Elektroteknikës në Gjermani. Një profesor gjerman ja kish pas dhënë një notë njësh(1) edhe si i kish pas thanë ky atij prof.Hancit: A e din bre ti kanë e kam babë, Gani Gecin. Pa nja pa dy Hanci ja jep dysh (2) hahahahaha”, ka shkruar Geci.