Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot doli me një njoftim për qytetarët se çdo familje që nuk ka të punësuar do të subvencionohet nga shteti me nga 300 euro në muaj për 6 muaj me radhë. Çka bie në sy është sllogani që e përdori ai sot, e i cili është identik me atë që NISMA e përdorte në fushatën zgjedhore të vitit 2017, shkruan Gazeta Metro.
“Çdo familje nga një të punësuar”, tha Kurti sot teksa shpalosi planin e tij si të dilet nga kriza ekonomike që e ka kapluar vendin tonë,
Një sllogan po të këtillë, NISMA për Kosovën e kishte përdorur plot 5 vjet më parë.
“Çdo familje nga një të punësuar, s’ka më pabarazi”, thoshte dikur Limaj, lider i partisë që në zgjedhjet e kaluara nuk arriti të kalonte pragun.
Megjithatë, Kurti për këtë vendim ka marrë kritika të mëdha, pasi që numri i familjeve që nuk kanë asnjë të punësuar është mjaft i vogël në Kosovë.