




Gazteari Milaim Zeka ka komentuar zhvillimet e fundit politike në Kosovë, raporton Gazeta Express.
Zeka ka thënë se nëse Kosova nuk do të koordinohet me partnerët ndërkombëtarë, atëherë e ardhmja e vendit do të jetë ndarja e 17 për qind e territorit të saj.
“Nëse Albin Kurti, apo cilido politikan shqiptar në Prishtinë dhe në Tiranë, ta kuptojnë se superfuqia e votës ka arritur të ndajë Berlinin përgjysmë, kryeqytetin me shtetit më të fuqishëm Europian.





Nëse ne nuk do të koordinohemi me partnerët tanë ndërkombëtarë, sidomos me Gjermaninë dhe SHBA-në, unë jam shumë i bindur dhe shumë i shqetësuar se e ardhmja e Kosovës do të jetë ndarja e 17% të territorit të saj”.
Më tej Zeka u shpreh se Kosova duhet të kthehet te ideja e Thaçit për paqe, ndërsa thotë se po të mos ishte KFOR-i ushtarët e Vuçiqit zbarkojnë për katër 4 orë në Prishtinë.