




Një mërgimtari nga Norvegjia iu vodhën 40 mijë kruna, tri ditë më parë, në Kosovë.
Ai u ndal në një market në Mazgit dhe derisa veturën e kishte në parking, dy hajdutë ia vodhën çantën me dokumente e para.
I njëjti tregoi se ai dhe familja e tij ishin fare pranë veturës kur ndodhi rasti, por që e vërejtën tek më vonë se ishin pre e një grabitje.





Rasti u lajmërua menjëherë në polici, të cilëve iu ndihmuan kamerat e sigurisë të vendosura në atë pjesë. Meqë targat e veturës së hajdutëve shiheshin çartë, mbase, hetuesit e patën më të lehtë zgjidhjen e rastit. Kështu, dy të dyshuarit u zunë në flagrancë dhe u arrestuan, ditë më parë.