




Edhe ushtruesi i detyrës së kryetarit të OVL të UÇK-së, Faton Klinaku, ka reaguar pas lajmit për shkarkimin e gjeneralit Fadil Kodra, nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës.
Ai e ka quajtur turp të qeverisë Kurti, shkarkimin e Kodrës, përcjell Bota sot.
Klinaku është shprehur i bindur se Kodra është i gatshëm të jetë në shërbim të kombit e atdheut.
Reagimi i Klinakut në Facebook:





Nuk po flas shumë për të kaluarën e tij, por e di se ishte i gatshëm edhe sot që të jetë në shërbim të kombit e atdheut.
Para një viti na ka ftuar për bashkëpunim, në kohën kur kishin nevojë autoritetet për ne dhe thirrjen tonë, për shkak se detyrën e kishte me përgjegjësi të lartë.
Shkarkimi nga pozita e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Emergjencave të Kosovës, i njërit nga themeluesit të UÇK-së, nga grupi i Komandantit Legjendar Adem Jashari, Gjenerali Fadil Kodra, është turpi i turpit të kësaj qeverie.