Mediat serbe kanë sulmuar avokaten Tijana Kojoviç e cila në rrjetin social Twitter ka publikuar foton ku ajo ka bërë shqiponjën dy-krenare shqiptare dhe ka theksuar se “Jam ndër të parat që kam bërë simbolin e shqiponjës dy-krenare të shqiptarëve dhe jam krenare për këtë”, shkruan “Objektiv” që e quan avokaten promotor të Gjillasit edhe Marinika Tepiçit.
Ky është një tjetër provokim për popullin serb dhe angazhim për Shqipërinë e Madhe, politikë kjo që qytetarëve të Serbisë iu ofrojnë Gjilas edhe Marinika Tepiç, shkruan gazeta serbe.
Avokatja Kojoviç simpatizuese dhe një ndër promotorët e liderit të Lirisë dhe Drejtësisë, Dragan Gjilas dhe nënkryetares së këtij subjekti Marinika Tepiç, në rrjetin social Twitter me krenari është aluduar me fotografinë në të cilën shihet ajo duke bërë shqiponjën dy-krenare.
Ajo sipas “objektiv” përsëri ka shpërndarë këtë foto të cilën për herë të parë e kishte publikuar në prill 2019 dhe atë e shoqëroi me tekstin “Nuk jam miss, por këtë e kam bërë e para”, duke aluduar në simbolin që ditë më parë e bëri miss i Serbisë Valentina Petroviç, që pati jehonë në Serbi, pasi publikoi foto ku bëri shqiponjën dy-krenare.
Kojoviç me këtë publikim porositi se është ndër të parat që bëri simbolin e Shqipërisë së Madhe dhe që është tepër krenare për këtë.
Gazeta shkruan se pas kësaj, shihet qartë provokimi ndaj popullir serb dhe angazhimi për politikën e Shqipërisë së Madhe të cilën qytetarëve të Serbisë ia ofrojnë Gjillas dhe Tepiç.