Mesi i sezonit veror dhe plazhet në një prej vendeve më të lakmuara të rivierës shqiptare Dhërmi, janë thuajse të boshatisura. Shezlongë dhe vijë bregdetare që nuk kanë nevojë për koment.
Ata që e frekuentojnë rregullisht këtë zonë, nuk e kanë të vështirë të arrijnë në konkluzionin se këtë vit ka më pak lëvizje.
Të njëjtin fakt e pohon edhe një nga banorët e vjetër të zonës që prej vitesh jep dhoma me qira për pushues.