




Federata e Futbollit e Serbisë ka pranuar një dënim të rëndë nga UEFA për ndeshjen ndaj Norvegjisë.
Serbia u përballë me Norvegjinë më 12 qershor në kuadër të Ligës së Kombeve në Slloveni, shkruan Gazeta Express.
Federata e Futbollit e Serbisë është dënuar me gjobë prej 43 mijë eurove për disa pika.
Po ashtu, ata do të luajnë dy ndeshjet e radhës si vendas pa praninë e tifozëve. Gjithashtu, Serbia obligohet që në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që luan si nikoqir të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.





Gjithashtu futbollisti serb, Predrag Rajkovic është dënuar me dy ndeshje moslojë për shkak të fjalëve fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes.
Këto janë dënimet e UEFA-s për federatën serbe të futbollit:
– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 30,000 euro dhe të urdhërojë Federatën e Futbollit të Serbisë që të luajë dy (2) ndeshjet e ardhshme të konkurrencës së UEFA-s si vendas me dyer të mbyllura, e dyta prej të cilave i nënshtrohet një periudhe prove prej dy (2 ) vite nga data e këtij vendimi, për sjellje raciste të mbështetësve të tij.





– Të urdhërojë Federatën e Futbollit të Serbisë të zbatojë direktivën e mëposhtme në ndeshjen e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s që luan si vendas: të vendosë një baner me shkrimin “#NoToRacism”, me logon e UEFA-s mbi të.
– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 5000 euro për hyrje të palejueshme në fushës së lojës.
– Të gjobisë Federatën e Futbollit të Serbisë me 8000 euro për përdorimin e treguesve me laser.
– Të pezullohet lojtari i Federatës së Futbollit të Serbisë, Predrag Rajkovic, për dy (2) ndeshjet e ardhshme të kompeticionit të UEFA-s, për të cilat ai do të kishte të drejtë, për shkak të fjalëve fyese ndaj një zyrtari të ndeshjes.