Pleqnari që bashkon çiftet ka një këshillë për të rinjtë! (VIDEO)

Në këtë puntatë të “Studio A” u prezantuam me një insert mjaft interesant, shkruan OnAir.

Në këtë insert u njohëm me pleqnarin Riza Zekolli. Ai është mjaft i veçantë në llojin e tij sepse merret me bashkimin e çifteve që janë duke përjetuar kriza në marrdhëniet e tyre. Thuajse çdo ditë, shtëpia e tij vizitohet nga çifte të ndryshme të cilët kërkojnë prej tij zgjidhje për situatën në të cilën ndodhen dhe këshilla se si të kapërcejnë këto vështirësi.

Zekolli tregon për “ATV” se këtë gjë e ka trashëgim dhe amanet prej babait të tij që nuk jeton më.

Sipas Zekollit, problemet në kohët moderne janë më të shumta dhe më të mëdha sesa në kohët e mëparshme. Ai e vuri theksin te marrdhëniet në distancë ku burri përpiqet të kontrollojë gruan e tij edhe pse nuk ndodhet me të. Gjithashtu një problem mjaft i madh për të është edhe dhuna e shumtë që disa meshkuj ushtrojnë ndaj grave.

Në fund të kësaj interviste ai tregon se ka një mesazh për të gjithë të rinjtë e sidomos për femrat. Zekolli këshillon se nuk duhet të nxitohen dhe se duhet të vendosin në fokusin kryesor arsimimin e tyre.