Shumë qytetarë po pyesin si është e mundur që presidenti dhe pasuesit e tij të deklasojë shoqërinë serbe në grima, të shes dhe grabit pasuritë natyrore dhe të mirat e përgjithshme se askush mos të rezistojë? Ka shkel kushtetutën, parlamentin shumë partiak e ktheu në monizëm, shkatërroi Gjykatat dhe mediet i ktheu në shërbim propagande, punëtorëve iu mori fabrikat e bujqve arat”, shkruan në opinionin e Milojko Pantiç gazetar sporti, njofton “Danas”.
E gjithë kjo është e mundshme sepse Serbia u bë vend si do thoshte Kerlezha politikanët e të gjitha ngjyrave janë bërë si “barbar të dehur”, që luftojnë për një gram pushtet përderisa shteti rrëshqet në greminën pa fund.
Ndarjet dhe polemikat ndërpartiake vazhdojnë me takimet për kushtet zgjedhore, fillimisht ishin kundër pushtetit e më pas edhe shtetit, ndërsa tash flitet për qeveri uniteti mbase në grabitjen e popullit.