Padituria nga bujqësia është një çështje reale po aq sa e sikletshme, por injoranca normalisht nuk duhet të vazhdojë të kalojë nga një brez në tjetrin.
Rrjeti amerikan WashingtonPost shkruan se qumështi me çokollatë është një përgatitje relativisht e thjeshtë që bëhet në kuzhinë, thjesht duke i shtuar qumështit kakao dhe sheqer.
Kjo përdoret shumë nga amerikanët veçanërisht më të vegjëlit.Dhe njerëzit supozojnë se të gjithë e dinë si ndodh, por në një sondazh për çështjen tregohet se 10% e të rriturve në SHBA besojnë se qumështi kafe milet direkt nga lopët ngjyrë kafe.Kjo duket se është një problem për sistemin arsimor amerikan dhe sjell në dritë një pyetje të rëndësishme: “Nëse të rriturit mund të mendojnë kështu, cfarë po u mësohet të vegjëlve në shkolla?”
Në sondazhin mjaft zhgënjyes të kryer në 2017 nga qendra e kulturës bujqësore në SHBA, ‘Innovation Centre of US Dairy’, rreth 7 përqind e amerikanëve të rritur, që llogaritet në mbi 16 milionë njerëz, ishin të bindur se qumeshti me çokollatë vjen nga lopët ngjyrë kafe.
Pjesëmarësit në sondazh ishin të gjithë mbi 18 vjeç dhe nuk dihet nëse ata e dinin nëse kakao dhe sheqeri mund t’i shtohet qumështit, ose nëse besonin se lopa mund të t’i prodhojë dhe ato.
Realiteti i trishtë është se shifrat mund të jenë akoma më të larta pasi njësia masë e studimit ishin vetëm 1,000 persona.
Është kthyer në një normale të re për njerëzit fakti që të konsumojnë ushqim pa e pasur idenë se nga vjen apo si prodhohet.
Historiania Ann Vileisis thotë se vala e pandalur e industrializimit dhe hutimit mediatik është shkaku kryesor i kësaj “injorance të logjikshme”.
“Indiferenca për origjinën e ushqimit tonë është njëfarë kulture urbane epërhapur në Amerikë teksa distancohemi gjithnjë e më shumë nga proceset jetësore të kultivimit të ushqimit apo të sigurimit të jetesës sonë me duart tona, dhe jo me atë që na ofrojnë e mësojnë të tjerët”, tha ajo.
Komentuesit thonin me ironi se në pikën ku kemi arritur “duhet vetëm të shpresojmë që njerëzit të mos besojnë se gorgonxola vjen nga lopët ngjyrë blu”.