Kush u dha urdhër njësive speciale t’i ngacmojnë rugovasit në shtëpitë e tokat e veta?!

Ndërsa, dje në Parlamentin e Kosovës u miratua në parim Projektligji për Byronë Shtetërore për Verifikim dhe Konfiskimin e Pasurisë së pajustifikueshme.

Pikërisht dje drejtoria e Parkut si nacional del në gjah në tokat private të Rugovës. Atje naltë në Rugovë.

Shih, mu atje ku mungon dora e shtetit në Rugovë.

E kur urdhrat dikush i jep për policinë që t’i shqetësojë rugovasit atje naltë në shtëpitë e në tokat e veta…

Prandaj do duhej urgjentisht të hiqet Drejtoria e padisiplinuar dhe klanore e ish sherreve jo të vogla edhe me demarkacionin e shkatërrim të florës e faunës pikërisht nga vetë Drejtoria apo banda jo qeveritare e këtij Parku si zoologjik apo si nacional?! /e të çohet diku atje naltë te dhitë egra e ta ujqër e ari…/

Që të hiqet parku nacional nga prona private e Rugovës, e t’ju lejohet të jetojnë rugovasit ashtu me forcat e tyre.

Ashtu si jetuan edhe me shekuj në regjionin e katërt herë më të madh se sa krejt komuna e Pejës..

Që ky park apo klani i këtij parku nacional mbi pronën e Rugovës po shkakton përplasje në mes ish klanesh që pa dyshim së pari do të duhet të hiqet e bllokohet ish-bordi i këtij sherr parku.

Në këtë park erdhën e po shkaktojnë turbulenca të rrezikshme për krejt regjionin e jetuar e të banorëve Rugovas me resurset e tyre – tokat e shtëpitë e tyre apo drejtoria e këtij klani që po ende po jep urdhra antishtetëror…

Shih jep urdhra që të përtojnë edhe pak miliona mbi supet e tokat e Rugovasve e toka e të tyre private:

Që quhet si nacional e të kthehet jeta në regjionin e Komunës së Rugovës.

Që duhet të rithemelohet si Komunë e tij mbron tokat e familjet e veta nga ata që e dëmtuam me mbi 8.300 hektarë.

Nga ata që e tradhtuan edhe krejt Kosovën në shitje të tokave tona e vendosje të egër mbi pronat private parqe nacionale?!

Pa të drejtë të rregullimit të shtëpive tona në trojet e familjeve tona, me tokat aty ku ishim e do të jemi në tokat private të regjionit të Rugovës.

Ata menduan që shkuan e nuk kthehen më…

Ata që i copëzuan mbas lufte shih për ish-pushtuesin e Malit të Zi.

Apo sherret me ish-Serbinë.

Që nuk po i ndahen as Rugovës të gjymtuar nga demarkacioni i sa hershëm i të tri ish ish-qeverive: …

Që shkuan e i lanë sherret mbrapa …

Të verifikohet në Qeverinë e Kosovës dhe Ministrinë e Punëve të Brendshme, se kush sot urdhëroi policinë speciale ti provokoj Rugovasit në tokat e shtëpitë e tyre.

Kush?!