




Profesori universitar Enver Bytyçi, ka komentuar politikën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Ai ka thënë e politika e kryeministrit Kurti komentohet dhe kritikohet nga shumë persona, ndërsa as ai nuk është pajtuar për takimin e tij me Aleks Sorosin.
E sipas tij, deklarata e Kurtit se nuk do të lejojë bosnjëzimin e Kosovës, e bën Kurtin shqiptarin më të respektuar në Kosovë.





“Ka shumë komente dhe kritika për Albin Kurtin. Edhe unë nuk jam pajtuar për takimin e tij me Aleks Sorosin.
Por deklarata e tij se nuk do të lejojë bosnjëzimin e Kosovës as kur është në pushtet, as nëse do jetë në opozitë, e bën Albin Kurtin shqiptarin më të respektuar në Kosovë!”, shkroi Bytyçi në Facebook.