




Shumë shoferë kur dalin nga makina hapin derën me dorën më afër dorezës dhe kjo nuk është gjithmonë teknika më e mirë.
Domethënë, edhe pse duket më e lehtë të afroheni dhe të hapni derën, kjo metodë nuk është ideja më e mirë sepse nuk keni një pamje mjaft të mirë të rrethinës pas jush.





Praktikisht, kjo do të thotë se ekziston rreziku që kur hapni derën të goditeni nga një çiklist ose ndonjë përdorues tjetër i veturës ose rrugës.
Për shkak të kësaj, disa avokatë thonë se është më e sigurt të hapësh derën në anën e majtë të automjetit me dorën e djathtë, sepse në këtë mënyrë kthehesh automatikisht dhe ke mundësi të dallosh me kohë një pjesëmarrës në komunikacion që kalon pranë veturës.





Kjo do të parandalojë në kohë një goditje të mundshme në derë, por edhe ardhjen e një automjeti tjetër që mund të çajë derën dhe t’ju lëndojë.
Që një hapje e tillë e derës ka kuptim, më së miri tregon fakti se është e zakonshme në Holandë, ku biçikletat janë një mjet transporti jashtëzakonisht i zakonshëm, ndaj drejtuesit e mjeteve “më të forta” kujdesen për sigurinë e tyre. /Telegrafi/