




Ish i dërguari i SHBA-së, për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, ka fajësuar kryeministrin Albin Kurti dhe Bashkimin Evropian, për pengim të procesit të dialogut.
“Një është fakti që ky proces drejtohet nga evropianët dhe tjera është qeveria e drejtuar nga Albin Kurti”, është shprehur Grenell në një ligjëratë para studentëve të Fakultetit të Shkencave Politike në Beograd.
Ai ka kërkuar poashtu që KFOR-i të tërhiqet nga Kosova dhe që Serbisë të mos i kërkohet njohja e Kosovës.





Duke reaguar ndaj tij, analisti Xhevdet Pozhari, e ka quajtur bërllog Grenellin.
“Grenell fajëson Kurtin e BE-në, thotë se KFOR-i duhet të tërhiqet dhe se Serbisë s’bën t’i kërkohet njohja e Kosovës.
Ani kur po më kujtohet se sa fort e dojke Hashimi këtë bërllog”, ka shkruar Pozhari në një postim në Facebook.





“Më falni, një pyetje: Nëse Grenelli sot deklaron se KFOR-i duhet të tërhiqet, Serbia nuk duhet ta njoh Kosovën, e shpall Albin Kurtin si prishës të planeve, ndryshe qysh qiten thikat mbi harta?
Plus, me ua rikujtu që edhe ish këshilltari Bolton pati deklaruar se Thaçi e Vuçiçi janë dakorduar për këtë skenar.
Ndoshta ata që talleshin me këtë frikë të Kurtit, e quanin paranojak e çka tjetër jo, i paramendojshin thikat si me pre torte?
Po fort mas ju ka lanë politika e Hashim Thaçit”, ka shkruar ai në një tjetër postim./BS