Panelisti Ermal Sadiku tha se politikat e SHBA-së dhe BE-së nuk varen nga komentet që shkruhen nga ‘turlifat hajvani’ në Facebook e Twitter.
Sadiku në emisionin ‘Pressing’ në T7 tha se shkrimet që po bëhen në rrjetet sociale sa i përket politikave amerikane dhe të BE-së janë të tmerrshme.
Është mirë me thon që gjeopolitika amerikane edhe BE-së nuk varët shumë nga komentet e atyre në Twitter e Facebook që i bojnë tulifar hajvani se me të vërtet me pa se cka shkruajnë është e tmerrshme”.
Tutje shtoi se në Kosovë kemi një Pozitë që nuk ka eksperiencë shumë me Pozitën, dhe kemi një Opozitë që nuk ka eksperiencë në të bërit Opozitë.
“Kena një pozitë që nuk ka eksperiencë shumë me pozitën dhe kena një opozitë që nuk ka eksperiencë më të bërit opozitë. Kisha dasht me i pa më të fokusum, me pas strategji të qarta sidomos në këto tema më të ndjeshme. Me tregu që nëse kryeminsitri nuk ka pas guxim me dalë në paradë, me dalë opozita në paradë ose me dal kundër me dhonë një mendim, e jo me iu frikësu sondazheve”, tha ai.