




“Qenke rrezitur” ishin fjalët me të cilat shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, e ka pritur në seancë parlamentare kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, pas qëndrimit disa ditësh në Greqi, në kuadër të “Symi Symposium”.





Qëndrimi i Kurtit atje është kritikuar nga partitë opozitare.
Seanca e sotme e Kuvendit të Kosovës ka nisur pa kuorumin e nevojshëm për miratimin e ligjeve.
Vetëm 60 deputetë morën pjesë në votimin e Raportit Vjetor Financiar të Auditorit Gjeneral ishin në seancë.