Albin Kurtit kanë nisur t’ia numërojnë ditët e qëndrimit në Greqi. Atje ka shkuar para më shumë se një jave për një simpozium dhe raportohej se po qëndronte në një resort luksoz, në Athinë. Sot janë publikuar fotografi të mbrojtjes së tij të afërt në një hotel disa kilometra larg Athinës, ku mendohej së është Kryeministri.
Kryeministri Albin Kurti po qëndron prej ditësh në Greqi, ndërsa është raportuar se ai është akomoduar në resortin “Grand Resort Lagonisi” në Athinë. Për të disatën herë radhazi, Kurti po merr pjesë në Simpoziumin Symi.
Mbrojtja afërt e kryministrit Kurti, sipas fotografive të publikuara në rrjete sociale, gjendet në një pishinë të një hoteli në qytetin grek Sourpi, shkruan Gazeta Express.
Nuk dihet nëse Kurti është akoma në resortin ku po qëndronte për punimet e Symi Simposioumit, sepse vendi ku tani duket se janë rojët e tij, është disa orë larg Athinës.
Në fotografitë të cilat janë publikuar nga “Demokracia”, sigurimi i afërt dhe shoferi i Kurti shihen duke shijuar pishinën e një hoteli, lokacionin e të cilit e kanë bashkëngjitur në fotografi.