Nga Viktor Buzhala
Ne Shqiperi per ne kosovaret eshte be e veshtire me rezervu ndonje hotel te hajrit ne bregdet. Ata shumicen e kohes nuk kane vend, ndersa edhe kur kane, ta ofrojne me çmime astronomike. Vetem me mengjes veshtire te gjindet nen 150 euro dhoma.
Tregimi nuk mbaron me kaq. Ato hotele jane duke u rezervuar kryesisht nga çeke, polake e hungareze me çmime rreth 50 euro per person, madje all incluzive.
Nje kosovar nuk ka shans te rezervoje dhome hoteli te vijes se pare te bregdetit me ate çmim. Personalisht ka dy vjet qe orvatna kot. Nuk gjej vend te lire. E kur e gjej, me hesape kam me shku ne Floride se aty.
Qeveria shqiptare duhet te nderyje urgjentisht dhe tu jape prioritet kosovareve, te pakten tu ofrohen çmime dhe mundesi te njejta si ketyre evropiano-lindoreve. Aq e meritojna. Une per veti vazhdoj te shkoj ne Shqiperi, por jo me ne hotele, pasi ato po rezervohen per jokosovare. Dhe nuk do ta bej kete per kohe te gjate nese nuk nderhyn qeveria.
Njejte po veprojne mijera kosovare qe kane pagu cmime bukur te larta per shume vjet atje. Por, nuk mund te paguajne ne Durres më me teper se ne Palma de Mallorca, nderkohe te tjereve u rezervohen çmime shume me te lira. Stop kesaj poshtersie!