




Ish i Dërguari i Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, u “godit” qartë nga pyetja e gazetarit të “Zërit të Amerikës”, i cili e pyeti për vizitat e tij tek zyrtarët serbë.
Ai sot mbajti një ligjëratë në Fakultetin e Shkencave Politike të Beogradit ku tha shumë deklarata, shkruajnë mediat serbe.





Gazetarja e Zërit të Amerikës e pyeti Grenelin nëse paguhet për të lobuar për Qeverinë e Serbisë dhe nëse po, kush po e paguan atë, për të cilën ai u përgjigj se pyetja e saj ishte provë e lirisë së medias.
Duke treguar qëndrimin karakteristik të Donald Trump ndaj gazetarëve, ai e akuzoi këtë media për propagandë, pavarësisht fjalëve të gazetares së Zërit të Amerikës se këtë pyetje ia dërgoi Grenellit me email, por që nuk mori kurrë përgjigje.