Albërije Hadërgjonaj ka mbrojtur mbesën e saj, Beatrix, me të cilën ka nisur projekte të reja muzikore.
Në studion e “Goca dhe Gra”Albërija foli edhe për gjendjen emocionale të Beatrixit, sidomos pas historisë së shumëpërfolur të saj me Donald Veshajn, brenda shtëpisë së Big Brother.
Artistja tha se nga Beatrix kanë përfituar të gjithë, pasi ajo është shumë e brishtë dhe pa eksperienca, teksa tha se jo të gjithë burrat janë të mirë.
“Beatrix është një vajzë e butë e çiltër dhe naive. Por ka një karakter të fortë, i ka ngjarë babait të saj të ndjerë. Unë i kam bërë një IP PËR disa këngë dhe unë dua të sjell të gjithë atë ka kaluar në etapa. Është momenti për të se kanë përfituar të gjithë. Dua ta mbyll këtë temë, si teze dhe si artiste në radhë të parë. Mendoj historia e Big Brother doli jashtë kontrollit mori norma të papritshme dhe Beatrix përveçse shumë e brishtë, është vajzë pa eksperienca. Kemi gra të buta në familje, nuk janë të gjitha të forta. Të gjithë njerëzit rriten nga eksperiencat në jetë. Kjo nuk ishte ndonjë gjë… Jeta është një dhuratë duhet të ngrihemi ta bëjmë atë të bukur për veten tonë, për askënd tjetër. Nëse një burrë nuk të respekton, ai nuk meriton të të ketë. Jo të gjithë burrat janë të mirë”, tha Albërija.