Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhiku, ka thënë të enjten se ai dhe grupi parlamentar i partisë janë vullnetar për verifikimin e pasurisë.
“Përtej çdo dyshimi, i ripërsëris fjalët: Unë dhe Grupi Parlamentar i LDK-së jemi vullnetar në verifikimin e pasurisë”, thuhet në deklaratën e dhënë nga Abdixhiku të postuar edhe në faqen zyrtare të LDK-së.
Deklarata e Abdixhikut vjen pasi deputetët e Kuvendit të Kosovës votuan për Byronë Shtetërore për Konfiskimin e Pasurive të Pajustifikueshme.
Kjo ka qenë një iniciativë e Qeverisë, porqë edhe LDK-ja kishte deklaruar se mund të ju verifikohet pasuria.
Megjithatë, të gjitha partitë opozitare e kanë parë këtë byro si të rrezikshme për sistemin e drejtësisë.