




Më nxehtë në ditët e ardhshme e kryesisht me diell. ë fundjavë mundësi për rrebeshe të shkurta me bubullima. Të dielen temperaturat në rënie të lehtë, parashikon “Prishtina Weather”.
13.07.2022 – Mot më i nxehtë dhe kryesisht me diell po parashihet për ditët e ardhshme. Ditën e shtunë orëve të pasdites përreth viseve malore mund të ketë edhe rrebeshe të shkurta me bubullima, derisa ditën e diel mund të shtrihen edhe në pjesë tjera të vendit, por kryesisht orëve të pasdites. Ditën e diel në aspektin termik, edhe nuk do të jetë mot shumë i ngrohtë.





Nga dita e hënë kryesisht me kthjellime e diell.
Indeksi i rrezeve ultraviolete do të jetë në nivele shumë të larta të rrezikut, kështuqë orëve të mesditës rekomandohet t’i ikim ekspozimit më të gjatë ndaj rrezeve të diellit.
Datat:
14.07 – Shumë ngrohtë dhe kryesisht me diell.
15.07 – Kryesisht me diell dhe më nxehtë.
16.07 – Nxehtë, kryesisht me diell. Pasdite përreth viseve malore me mundësi për rrebeshe të shkurta shiu dhe bubullima.





17.07 – Jo edhe shumë ngrohtë, me vransira e intervale me diell. Vende-vende mundësi për rrebeshe shiu dhe bubullima.
18.07 – Mot i mirë, kryesisht me diell.
Temperaturat shënojnë rritje. Minimalet nga 10C deri në 17C, e maksimalet deri në 32C e 33C ditën e premte dhe të shtunë. Nga dita e diel, sërish pësojnë një rënie të lehtë në 27C e 28C.
Erërat veriore mbeten dominante gjatë kësaj periudhe dhe fryjnë lehtë dhe mesatarisht 4-9m/s, të dielen me hove edhe deri në 13m/s.
Shtypja atmosferike pëson një rënie përreth vlerave normale deri të shtunën.