Neurologia Valdete Halabaku ka braktisur Kosovën për një jetë më të mirë.
Ajo thotë se nuk e ka pasur të lehtë ta lëshojë vendin por që sipas saj në Kosovë specialistët pas gjithë atij shkollimi trajtohen pa dinjitet.
“Kam përfunduar specializimin dhe tashmë jam zëvendës shefe në një klinikë të madhe të neurologjisë. Kur arrin në një pozitë të tillë edhe paga është e madhe”, tha ajo në Kanal 10.
Ajo ka thënë se pagat në Gjermani jetë të pakrahasueshme me Kosovën.
“Po më vjen keq që më duhet të flas për këto shifra. Nuk mund të krahasohet paga 600 euro që merr në Kosovë me dhjetëfishin e saj që marrim në Gjermani. Pra 600 me 6,000 janë të pakrahasueshme”.
Ajo ka thënë se në Gjermani sigurisht se shpenzimet janë më të larta por ka një siguri edhe për fëmijët.