Kreu i grupit parlamentar të PS, Taulan Balla e ka cilësuar një turp të BE mosliberalizimin e vizave për Kosovën.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp me deputetin e Bubdestagut gjerman, Adis Ahmetoviç, i cili ndodhet në Tiranë, Balla tha se brenda këtij viti BE duhet të marrë një vendimin për lëvizjen e lirë të qytetarëve të Kosovës.
Është e rëndësishme se siç vepruam të gjithë në unison me Rusinë kështu duhet të qasemi të gjithë për sfidat e reja. Edhe Kosova dhe Bosnja duhet të marrin statusin e vendit kandidat. Nuk mund të presim më. Liberalizimi i vizave ka të bëjë me kredibilitetn e BE. Vonesa është një turp i BE, sa kohë që i vetmi mur i rrethuar me gardh me tela është Kosova. Krahas mbajtjes së konferencës së parë, BE të marrë vednimin që brenda këtij viti qytetarët e Kosovës të lëvizin lirshëm në BE. Është turp, sepse kjo duhet të kishte ndodhur pesdë vite më parë. Kosova bëri gjithçka, ndryshoi edhe kufijtë e vet”, tha Balla.
Deputeti gjerman tha se dëshironte t’i dërgonte një mesazh qytetarëve nga Kosova se po punojnë për vizat.
Para tre javësh patëm një konferencë për të ardhmen evropiane të Ballkanit Perëndimor. Jam edhe vetë kritik. Kishim një rast historik që t’i jepnim Kosovës liberalizimin e vizave, të mbështesim Maqedoninë e Veriut dhe sidomos Shqipërinë për hapjen e negociatave, si dhe për të ndihmuar Malin e Zi të mbyllë të gjithë kapitujt, por ne e humbëm këtë shans. Ne si Gjermani do të punojmë që javën e ardhshme Shqipëria të mund të nisë negociatat. Ju të gjithë e meritoni të jeni pjesë e BE.
E them dhe personalisht. Familja ime është me origjinë nga Ballkani Perëndimor, unë e njoh mentalitetin, dhe mendoj se mentaliteti i Ballkanit Perëndimor është mentaliteti shqiptar, dhe e gjitha kjo është shumë e përafërt me mentalitetin e BE. Mendoj se Shqipëria mund të sjellë shumë dinamikë në BE, ndaj dhe ju keni mbështetjen tonë. Më besoni që po punojmë fort për këtë. Nesër, pas një dite të gjatë në Shqipëri, do të vizitoj dhe Maqedoninë e Veriut, për të mbështetur qeverinë dhe për t’i bindur ata që të arrijnë një kompromis. Neve na duhet Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut në BE.
Ne duam të punojmë për liberalizimin e vizave për Kosovën. Shumë njerëz nga Kosova po e shohin këtë konferencë dhe dua t’iu coj një sinjal të qartë atyre se ne po punojmë për vizat. Sic Shqipëria, Maqedonia e Veriut apo edhe Kosova kanë bërë detyrat e tyre, edhe ne duhet të bëjmë detyrat tona. Për procesin e Berlinit, ne duam që të nisë këtë vit edhe një proces ekonomik, jo vetëm politik”, tha deputeti gjerman.