




Imami, Bahri Sejdiu gjatë një paraqitje televizive në Kanal10, ka thënë se po të betohej Kryeminsitri Albin Kurti mbi Kuran sikurse presidenti i SHBA-së Joe Biden mbi Bibël, kjo gjë do të bëhej e madhe.
“Pse në Amerikë kryeministri në Bibël? Albin Kurti me bo e mu betu në Kuran a e di çfarë buje bëhet?”, ka thënë ai.
Sejdiu ka thënë se SHBA, sikurse Kosova, është shtet laik dhe ka aluduar se lejon më shumë liri fetare.