




Drejtuesi i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli, deklaroi të hënën se vëllai i kryeministrit të Malit të Zi, Dritan Abazoviq së bashku me partneren e kryeministres së Serbisë, Ana Brnabiq kanë hapur një spital gjigant në Beograd.
Sipas tij, vëllai i Abazoviqit, të cilit nuk ia përmendi emrin në emision, është i lidhur me disa struktura në Beograd, e që nuk janë në koncept me presidentin e Malit të Zi, Milo Gjukanoviq.





“Para tre ditësh e ka vizituar Beogradin dhe e ka pritur Brnabiqi dhe pas dy dite doli lajmi që vëllai i tij është me gruan e Brnabiqit e kanë hapur një spital shumë të madh në Beograd. Vëllai i tij është në Beograd së bashku me partneren e kryeministres serbe në spitalin më të madh në Beograd. Kjo më bën të mendoj se ky është i lidhur me disa struktura të tjera që nuk janë bash qysh duhet në koncept të Gjukanoviqit”, tha ai në Kanal 10.





Krejt në fund, Sheholli e quajti të pafalshme deklaratën e shefit të qeverisë malazeze lidhur me gjenocidin në Srebenicë.
“Për Abazoviqin po them, kjo është e pafalshme kur thotë kështu, ata kanë qenë njerëz. Ata kanë qenë boshnjakë dhe janë vrarë veç pse janë boshnjakë. Kjo nuk falet, çdo reagim i tij në të ardhmen nuk pinë ujë”, shtoi tutje ai.