Është një fshat në Kosovë ku pothuajse të gjithë banorët e tij kanë motor.
Bëhet fjalë për fshatin Pllavë të Dragashit. Ata madje e kanë emërtuar një rrugë me emrin “Rruga e motoçikletave”, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.
“Çdo i ri në momentin që i bëjnë mjetet financiare nuk mund të rrinë pa motor”, thotë një banor.
Në tjetër tregon se motorin e vozitë prej moshës 7 vjeçare.
Ai thotë se adhurues të motorëve janë edhe të moshuarit.
Një djalë i ri tregon se e tërë familja vozisin motor, ndërsa ai ka vozitur kur ka qenë pesë vjeç.
“Krejt familja ka motora”.
Ata madje edhe nuset i marrin me motorë.
Edhe gratë e fshatit vozisin motor.