Nutricionistja Albana Daka, në rubrikën “Abc-ja e shëndetit” ka folur për të gjithë ata që kanë probleme me laktozën. Ajo ka treguar se çfarë duhet të bëjnë kujdes në regjimin ushqimor, duke theksuar se nuk duhet të konsumojnë bulmetin dhe mishin e kuq.
Sakaq, Daka ka theksuar se kryesisht të prekur janë vajzat dhe gratë, veçanërisht ato që janë shtatzënë.
“Laktoza është një elementët kryesorë që jep probleme me traktin tretës. Mbipesha është një nga pasojat, jo gjithmonë është e tillë.
Mund të japi edhe të kundërtën, nënpeshë, mund të japë probleme me lëkurën, problematika të jashtëqitjes siç është diarreja. Menjëherë, pas konsumit të qumështit, problematikat janë të ndryshme në persona të ndryshëm.
Duhet të heqësh dorë për një periudhë të caktuar nga 3 deri në 6 muaj, duhet bërë një pushim nga produktet e bulmetrave me laktozë dhe në këtë rast gabimi që bëjnë njerëzit është se heqin qumështin dhe vazhdojnë të konsumojnë kosin, djathin, mishin e kuq.
Hiqet e gjithë familja biologjike. Mund t’i zëvendësojnë me bulmetra pa laktozë.
Nuk ka një ndasi gjinore. Por ne e shikojmë më shumë te femrat, sidomos në ato pas një apo dy shtatzënive rresht, sepse përveç se laktazas, pra enizma që përbën laktozën, kur kemi një zorrë dhe flora e saj është optimale në cilësi dhe sasi, dhe një sasi e prodhon vetë flora e zorrës.
Atëherë mund të amortifizohet. Por pas shtatzënive, kemi problematika me tretjen që fillojnë që në shtatzëni, që stimulohen më shumë te femrat që të kemi një zorrë bakteriale më të varfër dhe si rezultat të kemi problematika me laktozën të hershme.
Por gjithashtu edhe te meshkujt, që konsumojnë sasira të ekzagjeruara bulmeti dhe mishit të kuq, padyshim kemi probleme dhe në meshkujt shikojmë mbipeshë të ekzagjeruar nga laktoza dhe nga produktet e bulmetit”, tha ndër të tjera mjekja.