Një mërgimtar me emrin Misin Berisha, ka dërguar një video duke kërkuar të mobilizojë rininë në Kosovë që të mos largohet nga Kosova.
Mërgimtarët tanë shihen në video derisa po gërmojnë diçka me tërrnakopët e tyre.
“Qe, pe lypin rinia e Kosovës me ardhë në Zvicër. Qe çka i gjen, tërrnakopin, kacinë s’e hjekin prej dorës.” – thotë z. Mërgimtar ndër tjerash.
“Mos kujtoni që këtu ka pare, si ta çelë postën vijnë paret,”
“Qe ky çuni është i Shqipërisë, ky është i Kosovës”
“Se po kujtojnë që vijnë paret prej havasë,”
Ai nuk ka treguar se sa paguhet ora.