Aktualisht mban një restorant të vetin në Amerikë. Por vitet e para të shkuarjes në këtë shtet, nuk ishin të bardha për të. Ishte koha e Iuftës kur këngëtari Remzi Jakupi-Remi kishte shkuar me bashkëshorten në Manhattan. Dhe veç mbrëmjeve të ndryshme muzikore për të fituar ndonjë para, ai kishte filluar të pastroj ndërtesat më të larta të këtij qyteti.
Këngëtari i hitit të moçëm “Ma ke syrin si filxhan”, ka sjell një rrëfim të çiltër për Kolona.al. Ai ka treguar se si bëhet pjesë e mbrëmjeve muzikore nëpër Evropë, se si këngëtarët këndojnë nëpër kafene në Amerikë e flasin për turne muzikor dhe dha arsyen pse vendosi që nga kryesori i IT-ve në firmën e njohur amerikane të hap restorantin e tij.