




Në samitin e Dubrovnikut, replika për dialogun Kosovë-Serbi.
I dërguari special i Bashkimit Europian për Ballkanin, Miroslav Lajçak deklaroi se së shpejti janë gati 3-4 marrëveshje që priten të finalizohen.
Megjithatë ai pranoi se ky proces ka vonesa dhe se Bashkimi Europian duhet ta përfundojë punën e nisur prej vitesh si për çështjen e Kosovës ashtu edhe për integrimin e Ballkanit Perëndimor.





Sipas tij, dy çështje urgjente janë: fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën.
Ai tha se ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma.
“Kjo situatë nuk mund të vazhdojë më kështu”, u shpreh Lajçak gjatë këtij samiti.





Në replikwn e saj, ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, tha se “Bashkimi Evropian nuk duhet të presë një tjetër Iuftë në Ballkan për t’ hapur rrugë integrimit, siç bëri me Ukrainën me dhënien e statusit të kandidatit për pranim në BE vetëm pasi nisi pushtimi nga Rusia”.
Gërvalla shtoi se tashmë shtetet e Ballkanit Perëndimor kanë dëshmuar se janë kontribuuese të jashtëzakonshme me vlera të përbashkëta në Bashkimin Evropian.
Edhe ministri i Jashtëm i Kroacisë, Gordan Grliç Radman, i ka bërë thirrje edhe një herë Serbisë ta pranojë realitetin që Kosova është shtet i pavarur. /euronews albania/