Gjatë ditës së djeshme, Kryesia e Partisë Demokratike të Socialistëve e presidentit MiloGjukanoviqi, ka vendosur qëtë ndërpresë mbështetjen për Qeverinë e Malit të Zi të udhëhequr nga Dritan Abazoviq.
Sipas DPS-së, marrëveshja Themelore me Kishën Ortodokse Serbe e cila u votua nga shumica e ministrave e Qeverisë së Abazoviqit, kërcënon interesat shtetërore të Malit të Zi.
“Qeveria braktisi detyrën prioritare të përmbushjes së detyrimeve nga agjenda e integrimit evropian dhe me nguti, në mënyrë të papërgjegjshme dhe pa u konsultuar me publikun profesional, bëri marrëveshje me Kishën Ortodokse, duke i shkaktuar dëm të pallogaritshëm interesave shtetërore të Malit të Zi”, thuhet në njoftimin e DPS-së.
Kurse Abazoviç deklaroi se e mirëpret vendimin e Kryesisë së DPS-së, por se do të shohë se cili do të jetëqëndrimi i shumicës së deputetëve.
“E mirëpres vendimin e Kryesisë së DPS-së. Është përgjegjës edhe si burrë shteti kur nuk ke mundësi ta ndihmosh shtetin, të paktën të mos hakmerresh ndaj tij. Do të shohim se cili do të jetë qëndrimi i shumicës së deputetëve. Mali i Zi duhet të ecë përpara – krimi, korrupsioni dhe nacionalizmi nuk janë opsione. E ardhmja evropiane do të fitojë!”, ka shkruar Abazoviq në Facebook.
Për zhvillimet në Mal të Zi dhe atë se çfarë do të ndodhë, për gazetën “Bota sot” ka folur profesor, doktor Enver Bytyçi.
“Kryeministri i Malit të Zi erdhi në pushtet në krye të një qeverie të pakicës me mbështetjen e socialdemokratëve të presidentit MiloGjukanoviç. Pa votat e kësaj partie ai nuk mund të bëhej kryeministër i vendit fqinjë. Në prononcimet e atëhershme kam shkruar dhe kam thënë se Abazoviç do ta humbasë mbështetjen e Gjukanoviç, nëse kryeministri nuk do t’i përmbahet parimeve të partisë që e ka mbështetur. Dhe në fakt kjo ndodhi”, thotë Bytyçi.
“Dritan Abazoviç erdhi me eufori në krye të ekzekutivit malazez. Madje si triumfator. Në fakt ai erdhi në pushtet me ndihmën e faktorëve pro-serbë. Ndërkohë qëMiloGjukanoviç i përket trenit euro-atlantik. Megjithatë Dritani që nuk bën dritë shqiptarësh po manipulon në retorikën e tij. Sapo Partia e socialdemokratëve malazezë njoftoi tërheqjen e mbështetjes për kryeministrin e vendit, Abazoviç shpalli se kjo ështëpasojë e ballafaqimit të dy rrymave dhe ideve: – Nacionalizmit (Gjukanoviç) dhe liberalizmit e integrimit (Abazoviç)! Por duhet këtu një sqarim: Nacionalistët shqiptarë, malazezëetj në Ballkan kërkojnë integrime euro-atlantike, ndërsa liberalët e Sorosit që përfaqësohen nga Rama, Vuçiqetj, e ku bën pjesë edhe Abazoviç, duan integrimet rajonale nën ombrellën e Serbisë”, shprehet profesor Bytyçi.
Më tej, ai thotë se Abazoviç po punon pro interesave të Serbisë, e kundër Malit të Zi, kryeministër vend i të cilit është.
“Retorika në kundërvënie të një nacionalizmi euro-atlantik frymëzohet nga ideologjia perverse e Sorosit. Dhe të gjithë ata qëi përmbahen kësaj ideologjie janë perversë, përfshirë dhe Abazoviçin. Si të tillë kjo kategori politikanësh nuk kanë parime, kanë aleat mafien, krimin, dhunën, shpërbërjen kombëtare e shpërfytyrimin njerëzor. Ato rryma që përkrahin këtë lloj perversiteti ideologjik mafioz tëSorosit janë armike të njerëzimit, të kombeve dhe të rregullit botëror të bashkëjetesës në harmoni me njëri-tjetrin. Kësaj kategorie i përkasin Dritani, Edi, Aleksandri etj. Porkyi fundit po e përdor perversitetinsorosian në dobi të vendit e të kombit të tij, të nacionalizmit serb. Ndërsa këta dy “kryeministrat shqiptarë” i ka vënë në shërbim të këtij nacionalizmi të Serbisë”, thekosn Bytyçi.
Por çfarë do të ndodhë pas tërheqjes së partisë së Gjukanoviçit në mbështetje të qeverisë?
“Abazoviç nuk do të jetë më kryeministër. Ky është epilogu. Abazoviç thotë se “do të shohim votat në kuvendin e Malit tëZi”! Port re ministra ai I kishte kundër marrëveshjes me Kishën e Serbisë. D.m.th dhe partitë e këtyre ministrave i ka kundër, pra deputetët e këtyre partive. Po ashtu socialdemokratët e Malit të Zi kanë vendosur njëzëri, pa asnjë kundërshti e mëdyshje ta tërheqin mbështetjen e tyre. Që do të thotë se ata janë të gjithë kundër qeverisë aktuale. Nëse e llogarisim numrin e deputetëve pro dhe kundër, atëherë rezulton se shumica e tyre do të votojnë për ta rrëzuar qeverinë e Abazoviç”, deklaron Bytyçi.
Ai theskon se ka gjasa që partia e MiloGjukanoviçit ta krijojë shumicën e nevojshme për formimin e Qeverisë së re, pa pasur nëvojë të shkohet në zgjedhje të reja.
“Çfarë do të vijë më pas? Ka shumë mundësi qëGjukanoviç të tërheqë në anën e tij disa deputetë dhe ta krijojë ai qeverinë në Podgoricë. Nëse nuk arrihet kjo do të shkohet në zgjedhje të parakohshme. Pra, nëçdo rrethanë qeveria e sotme me kryeministër këtë viçin shqiptar do të rrëzohet. Rrëzimi i kësaj qeverie është dhuratë e pamundimshme që e jep vetëAbazoviç me megalomaninë dhe delirin e tij. Se kështu jemi ne shqiptarët. Kur hipim në majë na duket vetja zot! Po zoti është vetëm një!”.
Profesor Bytyçi i quan “vetvrasje” politike veprimet e Dritan Abazoviçit.
“Të jesh në rrethana të tilla e të dalësh pro Ballkanit të Hapur, kur presidenti i vendit shprehet publikisht kundër tij, do të thotë të bësh vetëvrasje. Të jesh në krye të qeverisë me votat e një partie që nuk pranon ndërhyrjen serbe e ruse në Mal të Zi dhe të shkosh në Beograd si trap politik e të nënshkruash marrëveshje vasaliteti të Kishës Malazeze ndaj Kishës Serbe, ky është një budallallëk me okë! Shkodranët kanë një fjalë mallkimi: “T’u rrittë mendja djalo”! Pikërisht kjo i ndodhi këtij “kryeministrit të tretë shqiptar”, që vetëm me shqiptarinë nuk ka asnjë lidhje!”, deklaron Bytyçi.
Sipas Bytyçit, Abazoviç e sfidoi Gjukanoviçin me pjesëmarrjen në “OpenBalkan”.
“Kam shkruar në mënyrë të përsëritur se Mali i Zi nuk bëhet pjesë e OpenBalkan pa miratimin e presidentit MiloGjukanoviç, ndërsa Abazoviç, mund të shkonte si Muca mbas daive, thjesht si vëzhgues! Por edhe si vëzhgues ai donte ta sfidonte presidentin e vendit të tij, ujkun e politikës malazeze, MiloGjukanoviç. Nuk sfidohet ujku, as ariu, as luani! Një kec politik si Dritani, nuk mundet ta bëjë këtë!”, shpjegon Bytyçi, sipas të cilit, në fund të vitit do tëperëdojë edhe “Open Balkani”.
“Tani ai do të harrohet gradualisht për ato që gjoja arriti. U pompua më shumë sesa realizoi diçka identike të tijën. Thjesht u përdor! Kaq ishte historia e tij. Ka fituar simpatinë e serbëve dhe ka marrë përbuzjen e shqiptarëve, malazezëve dhe të tjerëve. Kaq ishte! Besoj se deri nga fundi i vitit do tëperëndojë si Abazoviç edhe OpenBalkan! Dashtë zoti bashkë me Edi Ramën dhe Aleksandër Vuçiq!”, përfundon profesor, doktor Enver Bytyçi.