




Modelja Beniada Nishani është bërë pjesë e një rubrikë të re në emisionin “E diell” së bashku me moderatoren Argjira Spanca. Deri tani ajo ka funksionuar 100%.
Mes të tjerash, ato janë bërë pjesë e një loje ku duhet t’u përgjigjeshin pyetjeve rreth njëra-tjetrës, ku është pyetur nëse ka ngelur ndonjëherë pa ngrënë.





Ish-banorja e Big Brother VIP (sezoni 1) tha se i është dashur të ngelë disa herë pa ngrënë, jo vetëm që të ishte më e dobët, por edhe të kursente para.Beniada: “Kam ngelur disa ditë pa ngrënë. Ishte periudhë e vështirë, nuk kapja shumë punë si modele se nuk isha e dobët dhe agjencitë kërkonin vajza të vogla”.





“Shkaku ishte se nuk punoja dhe nuk doja shumë harxhime dhe kurseja, nuk harxhoja në restorante. Por këto momente i kalojnë të gjithë, apo jo?” – u shpreh Beniada.Sa mirë kur dikush ka kurajo ta thotë se nuk ka patur lekë dhe ka jetuar me aq sa ka mundur. Shumë respekt për Beniadën. Ajo tregohet gjithmonë shumë e sinqertë.