Presidenti i SRS, Vojislav Sheshel tha se Serbia nuk duhet të dorëzohet nën presionin e Perëndimit lidhur me Kosovën.
Në një intervistë, Sheshel tha se nuk duhet të njihnin me asnjë kusht pavarësinë e Kosovës shkruan gazeta serbe ALO.
“Nuk duhet ta njohim pavarësinë e Kosovës, nuk duhet të vendosim sanksione ndaj Rusisë dhe nuk duhet ta lëmë Republikën Srpska të “mbytet” në Bosnje dhe Hercegovinën unitare,”- tha Vojislav Sheshelj për programin e mëngjesit të TV Pink.
Lideri radikal shpjegon se një kompromis për Kosovën është i mundur nëse serbët dhe shqiptarët ‘takohen’ në gjysmë të rrugës.
“Ata duan pavarësinë, dhe ne duam një shtet unitar. “Gjysma e rrugës” është një shkallë e lartë e autonomisë për Kosovën. 12 komunat serbe t’i aneksohen drejtpërdrejt Serbisë qendrore. Tani janë 10, por mendoj se Gorazhdeci duhet të shpallet komunë dhe t’i bashkëngjitet Pejës dhe e Gorës (Dragash). Shqiptarët do t’i kishin të gjitha të drejtat për komunat e mbetura, por dogana duhet të mbetet në duart e Serbisë,”-shtoi lideri radikal.