




Instituti për hulumtime ‘Gallup International’, ka bërë një hulumtim rreth patriotizmit dhe gatishmërisë së qytetarëve për të rrezikuar jetët për vendin e tyre. Në këtë hulumtim, mbi 50% e të anketuarëve në Finlandë, Suedi, Kosovë, Bosnje, Rusi, Turqi dhe Greqi janë shprehur pozitivisht. Popujt më patriotë në Evropë, kanë dalur të jenë finlandezët (79%) dhe turqit (73%), ndërsa në Ballkanin Perendimor prijnë kosovarët me 59%.





Në anën tjetër, shkalla e patriotizmit në Evropën Perendimore vlerësohet të jetë kryesisht e ulët me përjashtim në Zvicërr dhe Irlandë.