Milaim Zeka: Ka budallenj nga të dy anët e kufirit që e kanë shpikur edhe kombin kosovar

Milaim Zeka ishte i ftuar në emisionin “Shqipëria LIVE” ku është diskutuar edhe për raportet Shqipëri-Kosovë.

“Kosova dhe Shqipëria është njësoj si ta presësh një mollë në dy pjesë ose si kur të pyesin për fëmijët, kë do më tepër… Kur luan Shqipëria kundër Kosovës, unë jam shumë i lumtur për këdo që fiton”, ka thënë ai.

Zeka gjithashtu tha se ka plotë gazetarë, që nuk kanë qenë kurrë gazetarë, por duke sharë Kadaren janë bërë të famshëm.

“Shumë këngëtarë nga Kosova kanë pasur derën e hapur të Shqipërisë që janë bërë të njohur dhe pastaj kanë shkuar yje në Europë. Pra nëse ne e falenderojmë gjysmën e qënies tonë, të trupit tonë, e falenderojmë Shqipërinë për artistët dhe sportistët që i kanë dhënë hapësirën”, u shpreh ndër të tjera ai.

Milaim Zeka e përmendi gjithashtu edhe termin që kohëve të fundit është duke u përdorur shumë, atë “kosovar”.

“Ka budallenj me bollëk në Shqipëri që flasin me urrejtje racíste për shqiptarët e Kosovës. Ashtu si kurse, po u jap shembull. Në Kosovë, një televizion kombëtar si KTV, kur ka ardhur nusja ime që të fillonte punë atje, i kanë thënë: “Na fal, por nuk marrim gazetarë nga Shqipëria, që flasin me dialekt të Shqipërisë”. Ka budallenj nga të dy anët e kufirit. Ka analistë dhe koleg të mi që kanë shpikur edhe kombin kosovar, nuk ka komb kosovar”, tha Zeka”, ka thënë Zeka.