“Ëndrra ime është e thjeshtë: të lindë një brez shqiptarësh që ta pushtojë Shqipërinë dhe mos e lërë në duart e të tjerëve. Kam gjithë arsyet të mendoj se ndërkohë që
1. Haradinaj ia ofron territoret shqiptare të Kosovës Malit të Zi
2. Rama ia jep në kundërshtim me vendimin e Gjykatës Kushtetuese detin dhe pasuritë e naftës Greqisë në jug,
3. Thaçi i ofron Sovranitetin e Kosovës dhe gjakun e dëshmorëve Beogradit dhe paramilitarëve serbë,
4. Përfaqësimi i shqiptarëve në Maqedoni është në nivelin zero, qoftë dhe në lidhje me emrin e shtetit,
5. Ndërkohë që po nga Rama do të shemben tërë ndërtimet historikë të kryeqytetit të shqiptarëve, për t’u zëvendësuar me kulla, për të zbardhur paranë më të pisët dhe për të zhdukur vendet ku zhvillohet talenti dhe arti shqiptar, Synimi është të zhbëhet tërë autoktonia e shqiptarëve.
Kullat nuk kanë kombësi. Financa nuk ka kombësi.
Grekët dhe serbët, duke përfituar edhe nga indiferenca e shqiptarëve për emrat e fshatrave ku iu ka “rënë koka”, zakonisht emra sllavë, do të thonë nesër se shqiptarët nuk janë prej këtu.
Edhe njëherë, ëndrra ime, në lidhje me atdheun tim, është që ai të pushtohet prej shqiptarëve”.
Elvis Hoxha