Gani Geci: I kam kërkuar falje Kaqusha Jasharit për fjalët e babait tim

Ish-deputeti i LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Gani Geci i ka rrëfyer momente nga e kaluara e tij si deputet.
Një prej momenteve që ka rrëfyer Gani Geci është edhe një bisedë që ka pasur me deputeten në atë kohë Kaqusha Jasharin.

Sipas Gecit, babai i tij e kishte sharë gjithëmonë Kaqusha Jasharin, për çka i ka kërkuar edhe falje.

“Baba e ka shajt Kaqusha Jasharin, bile unë me të tregu drejtë i kam kërku falje Kaqusha Jasharit. Kur kam qenë në Kuvend, i pata thanë se baba më kujtohet se folke keq për ju, e pata kujtu që nuk ka më të keq se ju, e tani tuj mendu që nuk ka ma të keq, ta pata marri natin, por tash kur po të shoh ty, po e mirë koke ti në krahasim me ta, që je këtu me ta”, është shprehur Gani Geci “n’Demos”.