Ish-këshilltari për Marrëdhënie me Jashtë i angazhuar nga Qeveria e Kosovës David Phillips, ka thënë se rezultati i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë do të jetë njohja reciproke. Mirëpo, sipas tij, rruga përpara është e pasigurt.
Drejtori i Programit për Ndërtimin e Paqes dhe të Drejtat e Njeriut në Institutin e Studimit të të Drejtave të Njeriut në Universitetin Columbia, ka thënë se Serbia duhet të pranojë Kosovën dhe se ajo kurrë do t’i bashkohet më asaj, përcjell Bota sot.Eksperti amerikan ka theksuar se Serbia po luan një lojë të gjatë, duke shpresuar se bashkësia ndërkombëtare do të lodhet nga Kosova dhe do të shkëputet. Mirëpo, kjo sipas tij, nuk do të ndodhë.
David Phillips në një shkrim të dërguar në “Bota sot”, Phillips tha se marrëveshja për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, e nxitur nga ish-presidenti Hashim Thaçi, duhet të anulohet.Ai ka kritikuar Bashkimin Evropian për mungesë të kredibilitetit të ndërmjetës në procesin e dialogut Kosovë-Serbi.
Phillips ka përmendur edhe çështjen e liberalizimit të vizave, duke thënë se derisa BE-ja të përmbushë angazhimin e saj për këtë temë, asaj i mungon besueshmëria si ndërmjetës.Ai ka kërkuar që dialogut t’i caktohet një afat, në mënyrë që të përshpejtohet rezultati.Sipas tij, Kosova nuk duhet t’i bojkotojë bisedimet, por duhet të punojë me Uashingtonin për të përcaktuar kushtet për pjesëmarrjen e saj më tej.