UÇK-ja tash e një kohë është bërë temë kyçe pasi krerët e saj po gjykohen në Hagë, shkruan Periskopi.
Në një sondazh të pulikuar nga Klan Kosova në matjen e opininonit publik se a po gjykohet UÇK-ja apo individët e saj në Hagë, numër i madh i qytetarëve mendojnë se në Dhomat e Specializuara po gjykohet lufta e UÇK-së.
44,7% e qytetarëve mendojnë se në Hagë po gjykohet e tërë UÇK-ja, 28,30% po gjykohet historia e Kosovës, 19, 3 %thonë se po gjykohen individë të përfshirë në krime lufte.
Kujtojmë se në ditët e fundit ka pasur reagime të ashpra ndaj Qeverisë Kurti karshi qasjes së disa ministrave të kësaj qeverie ndaj UÇK-së.
Ishte ministrja Donika Gërvalla e ministri Xhela Sveçla ata që nuk e përmenden fare UÇK-në në postimet e tyre me rastin e 23 vjetorit të çlirimit të Kosovës.
Nuk mjaftoj me kaq, ministrit të financave, Hekuran Muratit iu publikuan qëndrimet e tij që kishte shprehur në 2016 ndaj veteranëve.
Vlen të ceket se Qeveria Kurti nuk i ka përfshirë veteranët në pagën minimale./PERISKOPI